8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVetëm 2,995 lekë në vit, Berati qarku me shpenzimet më të ulta...

Vetëm 2,995 lekë në vit, Berati qarku me shpenzimet më të ulta për frymë për sigurime/ Korça, rritjen më të madhe

Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga jo-jeta.

 

Nga totali prej 22.8 miliardë lekësh i primeve të shkruara bruto në të gjithë vendin, rreth 21 miliardë lekë ose gati 92% të shumës së përgjithshme e zënë sigurimet e jo-jetës, ndërsa 1.8 miliardë ose thuajse 8% të totalit të primeve e përbëjnë sigurimet e jetës.

 

Por, a po sigurohen më shumë shqiptarët?

 

Nëse shohim tendencën e tregut të sigurimeve në dy vitet e fundit, mund të thuhet se qarku i Korçës ka pasur rritjen më të madhe në vlerën e primeve të shkruara bruto, një rritje me thuajse 24%, ndjekur më pas nga Vlora me 20%.

 

Nga ana tjetër, dibranët janë të vetmit që kanë regjistruar një bilanc negativ, pasi po sigurohen gjithnjë e më pak. Qarku i Dibrës ka shënuar një rënie me 2.8% për sa i përket primeve të shkruara bruto të jo-jetës.

 

Ndërkohë Berati është qarku me shpenzimet më të ulta për frymë për sigurime, me vetëm 2,995 lekë gjatë vitit 2023.

 

Shpenzimi për frymë për sigurime, sipas qarqeve, për vitin 2023:

 

Berat2,994,91 Lekë/frymë

Dibër – 3,435,99

Durrës – 7,354,26

Elbasan – 4,080,26

Fier – 4,279,91

Gjirokastër – 6,956,64

Korçë – 6,527,69

Kukës – 3,243,75

Lezhë – 4,774,78

Shkodër – 5,620,67

Vlora  – 7,059,67

Tirana 18,878,40

SHQIPËRIA9,526.16

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat