13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJeni në kërkim të një vendi të ri pune? Dy mundësitë që...

Jeni në kërkim të një vendi të ri pune? Dy mundësitë që ofron ‘SIGAL UNIQA’ në Fier

Nëse keni mbaruar Fakultetin e Ekonomisë, jetoni në Fier dhe po kërkoni një vend pune në qytetin tuaj, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.

 

“SIGAL UNIQA Group Austria”, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, hap dy vende të lira pune në një prej degëve të saj në qytetin e Fierit: “Specialist Finance dhe Marrje në Sigurim”.

 

 

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
  • Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
  • Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
  • Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi.
  • Kujdeset për regjistrimin e lëvizjeve të bankave në sistem.
  • Rregjistron faturat dhe kryen kontabilizimin e shitjeve.
  • Kujdeset në mënyre të vazhdueshme për arkëtimin e primeve dhe të kësteve.

 

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë.
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.
  • Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vetmotivuese për të arritur objektivat.
  • Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
  • Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
  • Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
  • Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).

 

Të interesuarit, brenda datës 26.09.2024 të dorzojnë CV në adresën e e-mail-it: [email protected]; në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 04 22 333 08.

 

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, pjesë e “UNIQA Insurance Group”, është një grup sigurimi me eksperiencë mbi 25 vjeçare, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jete,  Jo-Jete, Risigurime dhe Fond Pensioni.

 

Me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo vijon të jetë emri më i madh dhe më i besuar i sigurimeve.

 

LEXO EDHEPortali ndërkombëtar: “SIGAL UNIQA” mbetet grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat