-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë javë nga nisja e vitit të ri shkollor/ Sigurimi i nxënësve, një...

Një javë nga nisja e vitit të ri shkollor/ Sigurimi i nxënësve, një detyrë që prindërit nuk duhet ta neglizhojnë

Me rritjen e kostove të kujdesit mjekësor dhe rritshmërinë e sëmundjeve, sigurimi i shëndetit nuk është më diçka që mund të anashkalohet, por një faktor shumë i domosdoshëm.

 

Dhe kur jemi në vigjilje të vitit të ri shkollor, vëmendja kthehet tek nxënësit, që gjithashtu janë të brishtë përballë sëmundjeve dhe aksidenteve të ndryshme.

 

Në shoqërinë shqiptare ende ka një ndërgjegjësim shumë të ulët sa i përket sigurimit të jetës së nxënësve dhe studentëve, duke e lënë tërësisht në dorë të fatit të ardhmen e tyre në shëndet.

 

Kompanitë e sigurimeve ofrojnë paketa specifike për sigurimin e nxënësve dhe studentëve kundrejt çmimeve edhe simbolike,  duke tentuar t’ia heqin prindërve “barrën” e kostove shëndetësore, dhe duke u lënë vetëm atë të arsimimit.  Por megjithatë, janë prindërit ata që nuk mendojnë mjaftueshëm në këtë drejtim, për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

 

Bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, investojmë në kurse të ndryshme, përpiqemi t’i përgatisim për sfidat e jetës, por vetëm kulturën e sigurimit nuk e kemi si prindër dhe nuk e përcjellim as tek fëmijët.

 

Askund në botë nuk mund të imagjinohet që fëmija të futet në një institucion arsimor pa qenë më parë i siguruar dhe të njëjtën kulturë duhet ta kemi edhe ne tashmë.

 

Në këtë javë të rëndësishme për familjet, SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve vjen me një mundësi të artë.

 

“Kartat e Kujdesit Shëndetësor për të Mitur dhe të Rritur”, me përfitime që zgjasin plot 1 vit duke i mundësuar si nxënësit ashtu edhe mësuesit akses në spitalet dhe klinikat më të mira në vend.

Me SIGAL UNIQA mësojmë më mirë dhe jetojmë më shëndetshëm

 

Web: www.sigal.com.al

 

e-mail: [email protected]

 

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat