9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNumri i anëtarëve në fondet e pensioneve arrin në mbi 41 mijë/...

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve arrin në mbi 41 mijë/ “SIGAL UNIQA Invest”, më i madhi në vend sa i përket aseteve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikon të dhënat mbi tregun e pensioneve vullnetare në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2024.

Sipas AMF, gjatë kësaj periudhe, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre 6 fonde pensioni, ndërsa totali i aseteve neto arrin në 7,290.49 milionë lekë (72.68 milionë euro) dhe me një rritje prej 552 milionë lekë (8.20%) krahasuar me 6-mujorin e dytë 2023.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve gjatë 6-mujorit të parë të vitit arriti në 41,344 anëtarë.

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve arrinte në 39,910 anëtarë.

Megjithëse në rritje, depërtimi i këtyre skemave ngelet ende në nivele modeste.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është në afërsisht 3-4% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.

Më i madhi për nga numri i anëtarëve rezulton “Credins Pension” ndërsa sa i përket numrit të aseteve neto, “SIGAL UNIQA INVEST” mbetet fondi më i madh i pensioneve private në Shqipëri me 40,46% të totalit.

Raporti i plotë KËTU

PSE “SIGAL UNIQA INVEST” mbetet zgjedhja e parë për një pleqëri të qetë financiarisht?

Ekspertiza: Me mbi 18 vjet përvojë në fushën financiare, “SIGAL UNIQA INVEST” ofron njohuri të thellë në këtë fushë duke ofruar zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë suaj dhe jo vetëm.

Përshtatja: “SIGAL UNIQA INVEST” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e biznesit dhe preferencat e individëve.

Siguria: “SIGAL UNIQA INVEST” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione Shtetërore).

Emri i madh në treg: Duke qenë pjesë e ‘SIGAL UNIQA Group Austria’ dhe ‘UNIQA Insurance Group’, ky fond është një garanci më shumë për çdo individ apo biznes.

Bonuse për klientët

Me anëtarësimin në “SIGAL UNIQA INVEST”  krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

 

Për çdo pyetje kontaktoni me këshilltarët e “SIGAL UNIQA INVEST”:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

Tel: + 35544511666

 

LEXO EDHE: “Pensionet Private, Pensionet e së Ardhmes“

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat