-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë të mirët në treg/ Raporti i AMF: Pasuria vazhdon ti besohet...

Më të mirët në treg/ Raporti i AMF: Pasuria vazhdon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi mesditën e 26 gushtit raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2024.

 

Sipas raportit, gjatë 7-mujorit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto kapën vlerën 14,198 milionë lekë, ose 7.58% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 870,189, ose 9.55% më shumë krahasuar me të njëjtën janar-korrik 2023.

 

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.

 

Sa i përket Sigurimit të Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – korrik 2024, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 72.68%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 18.50%.

 

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – korrik 2024, vihet re një rritje prej 3.27% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Nëse flasim për 8 kompanitë që operojnë në tregun e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria vazhdon të jetë më e madhja dhe më e besuara edhe në këtë klasë sigurimi.

 

Sipas AMF, gjatë 7-mujorit 2024, mbi 46% e të siguruarve kanë zgjedhur pikërisht SIGAL UNIQA-n për ti besuar pasurinë.

 

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në Sigurimet e Pasurisë, SIGAL UNIQA shënon një rritje krahasuar me 7-mujorin 2023. Nëse një vit më parë paguante 43,3 milionë Lekë dëmshpërblime, këtë vit ajo ka paguar tek klientët e saj afro 106 milionë Lekë dëme, një rritje prej 9%.

 

 

PSE SIGAL UNIQA?

  • Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej më shumë se 25 vjetësh;
  • Pjesë e një emri të madh si “UNIQA Insurance Group”;
  • E shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj;
  • 1,5 milionë klientë, mbi 1200 zyra dhe mbi 2400 punonjës e agjentë në 3 shtete;
  • Mbi 500 milionë euro dëme të paguara deri tani;
  • Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë;
  • Mundësi e blerjes online të sigurimit.

 

LEXO EDHE: Benefitet e Sigurimit të Pronës në SIGAL UNIQA

 

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat