Një shpërthim i virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Greqi, saktësisht në Thesproti, ku autoritetet parashikojnë evidentimin e rasteve të tjera në ditët në vijim.
Siç transmetojnë mediat helene, duke iu referuar raportit epidemiologjik të EODY, në javën e fundit janë shënuar dy vdekje në shtetin helen, ndërsa janë deklaruar 24 raste të reja.
Mbikqyrja epidemiologjike e sëmundjes, zbatimi në kohë i programeve të duhura të integruara të kontrollit të mushkonjave dhe miratimi i masave mbrojtëse personale kundër mushkonjave janë masat më të përshtatshme për kontrollin e sëmundjes.