2.5 C
Tirana
Sunday, November 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVeriu, kontribut kryesor në rritjen e turizmit

Veriu, kontribut kryesor në rritjen e turizmit

Rajoni i veriut ka dhënë një kontribut të madh në rritjen e turizmit. Sipas INSTAT ka pasur një rritje prej 76 % të netqëndrimeve në strukturat akomoduese gjatë muajit Qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, nga 185,000 netqëndrimi më shumë në rang vendi, rreth 85,000 janë në rajonin verior.

Në zonën e veriut janë shtuar rreth 45 % netët e qëndrimit në raport me rreth 30 dhe 25 % respektivisht për rajonin qendror dhe atë jugor.

Zonat më të frekuentuara në veri janë fshatrat rreth liqenit të Shkodrës, Velipoja, Thethi, Razma, Valbona etj.

Të huajt gjatë muajit Qershor zgjodhën të qëndrojnë në Shqipëri më gjatë në strukturat akomoduese duke pësuar një rritje me 35.5% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të shkuar.

Edhe në muajin qershor, turistët nga Kosova kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj, po ashtu zënë edhe peshën më të madhe të atyre që qëndrojnë në hotele.

Ndërsa të dytën renditet italianët dhe më pas polakët. Por ndryshe nga italianët, polakët që janë një treg i konsoliduar prej vitesh, qëndrojnë më gjatë në strukturat akomoduese.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat