Gjashtë anëtarë të një familje, mes të cilëve 4 fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në banesën e tyre në Novi Sad të Serbisë.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në rrugën “Gjorgja Dere” në Novi Sad, teksa viktimat ndodheshin në gjumë.
Një mjek i urgjencës i tha kanalit televiziv RTS se të gjitha viktimat kishin ndërruar jetë kur ekipi mjekësor arriti në vendngjarje.
Ndërkohë, ministri i brendshëm Iviica Daçiç tha në një deklaratë për mediat, se hetimet paraprale tregojnë se shkak për zjarrin mund të ketë qenë karikimi i një skuteri elektrik.
LEXO EDHE: Përse të zgjidhni Sigurimin e Pronës nga Zjarri në SIGAL UNIQA?