8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1,4 miliardë $ humbje të siguruara nga uragani "Debby" në SHBA/ Ashpërsimi...

1,4 miliardë $ humbje të siguruara nga uragani “Debby” në SHBA/ Ashpërsimi i motit, si një apel për më shumë sigurime

Humbjet e siguruara si pasojë e uraganit Debby, i cili goditi ditët e fundit juglindjen e SHBA-së, veçanërisht shtetin e Floridës, vlerësohet të arrijë gati 1.4 miliardë dollarë.

Të dhënat janë përpiluar nga Karen Clark & ​​Company (KCC).

Uragani Debby, një stuhi tropikale, arriti në tokë pranë qytetit bregdetar të Steinhatchee, Florida, me 80 milje (rreth 130 kilometra) në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.

Stuhia shkaktoi përmbytje, shkuli pemët, rrëzoi shtyllat e energjisë dhe ndërpreu energjinë elektrike për më shumë se 250 mijë banorë.

Dëmet të konsiderueshme pati në prona dhe automjete ndërsa fatkeqësisht nuk munguan as viktimat.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, katastrofat natyrore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të dhunshme.

Vetëm gjatë 6-mujorit të parë të vitit, kostoja e dëmeve të siguruara arriti në në 120 miliardë dollarë.

Ndryshimet klimatike nuk po kërcënojnë thjesht Europën, por edhe Shqipërinë

Sipas FMN, Shqipëria humb çdo vit për shkak të katastrofave natyrore (zjarre, përmbytje, tërmete) mbi 198 milionë dollar. Ndërsa rreth 5 mijë shqiptarë dëmtohen ekonomikisht.

4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit

Sipas raportit 2018, të FAO ( Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.

Shqipëria, një vlerë sa 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave.

Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Por ndryshe nga çfarë ndodh në Europë dhe SHBA, ku askush nuk e mendon veten pa sigurimet e nevojshme, në Shqipëri ende niveli i sigurimit nuk është atje ku duhet.

Rëndësia e sigurimit

Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Ndikimi i sigurimit të pronës dhe jo vetëm do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Blini Online Sigurimin e Pronës

Nëse po mendoni edhe për automjetin tuaj, atëherë zgjidhja është Sigurimi KASKO, i vetmi që mbulon edhe dëmet që shkaktohen si pasojë e katastrofave natyrore.

Llogarit dhe porosit online KËTU

 

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

 

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat