8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Mori më qafë të gjithë njerëzit"/ Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Korçë....

“Mori më qafë të gjithë njerëzit”/ Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Korçë. Mungesa e sigurimeve, kosto për financat e fermerëve

Kanë mjaftuar pak minuta shi pasditen e së dielës për të shkaktuar dëme të konsiderushme të prodhimit të fermerëve në njësinë administrative Podgorie në Bashkinë e Maliqit.

 

Dëmet më të mëdha janë evidentuar në fshatin Bregas dhe Pirg. Fermerët thonë se gati 80% e prodhimit të vreshtave dhe perimeve janë dëmtuar plotësisht nga breshëri.

 

Kokrra e breshrit ishte sa një kumbull, rrushin dhe mollët i hodhi përtokë, këto dëme ka bërë,” tha një fermer.

 

Dëme nga breshëri i cili ra me intesitet të lartë ka pasur edhe tek drufrutorët dhe misri.

 

“Mori më qafë të gjithë njerëzit, të gjithë fshatarët mbaruan fare. Të gjitha frutat dhe perimet janë shkatërruar. Mollët, rrushin dhe vreshtarinë po ashtu, kurse misrin e prishi fare. Presim ndihmë nga shteti,” tha një fermer tjetër.

 

SIGURIMI I BUJQËSISË

 

Çdo vit, fermerët në të gjithë Shqipërinë përballen me dëme të mëdha ekonomike, për shkak të dukurive të ndryshme natyrore.

 

Breshëri i fundjavës së shkuar ishte shembulli i fundit i rreziqeve të mëdha ndaj të cilave ekspozohet sektori bujqësor dhe që shkaktojnë periodikisht dëme.

 

Kur nuk është breshëri, mund të jetë përmbytja, ngrica, thatësira apo zjarri.

 

Arsyeja pse fermerët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa, thuajse totale, e sigurimeve në bujqësi dhe më tej.

 

Bujqësia është një sektor me rrezik shumë të madh, sepse është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë. Por fatkeqësisht, politika vazhdon të ushqejë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti.

 

 

Pra, fillimisht duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet nxitur edhe kultura e sigurimit, përmes subvencionimit të primit.

 

SIGAL UNIQA Group Austria ka kryer një studim, i cili tregon sa është vlera totale e aseteve të sigurueshme në bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare dhe sa është primi vjetor për sigurimin e tyre.

 

Ne kemi bërë një hulumtim dhe rezulton se totali i aseteve bujqësore që mund të sigurohen në Shqipëri është 2.5 miliardë Euro. Ndërsa primi vjetor për sigurimin e tyre është 80 milionë Euro”.

Kërcënimet në sektorin e bujqësisë janë të shumta, duke nisur nga moti, i nxitur edhe nga ndryshimet klimatike. Por në Shqipëri rreziqet kryesore janë breshëri dhe përmbytjet. Sa i përket pool-eve, ato janë evidente dhe të pranishme në të gjithë tregun shqiptar të sigurimeve duke paguar dëme të çdo lloj natyre”, do të shprehej CEO i SIGAL UNIQA, Avni Ponari.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

Mësoni më shumë duke klikuar “Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë“.

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat