-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër herë të parë, Euro bie poshtë kufirit të 100 lekëve

Për herë të parë, Euro bie poshtë kufirit të 100 lekëve

Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht poshtë kufirit të 100 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.95 lekë, duke prekur një minimum të ri historik.

Qysh prej muajit maj, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë vlerës së 100 lekëve.

Megjithatë, pavarësisht blerjeve direkte të Bankës së Shqipërisë dhe kontakteve të saj të shpeshta me bankat tregtare për të mos lejuar një zhvlerësim të euros përtej këtij caku, edhe barriera e 100 lekëve është thyer ditën e sotme.

Sezoni veror shoqërohet me presione të shtuara për zhvlerësimin e euros, për shkak të pikut të sezonit turistik.

Banka e Shqipërisë u përpoq t’i paraprinte qysh në fillim të sezonit këtij efekti, duke përcjellë edhe një mesazh për aktorët e tregut. Banka qendrore kishte arritur me sukses ta mbajë kursin sipër nivelit të synuar, deri ditën e sotme.

Prej vitit 2020, kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me pothuajse 20%. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rënie i detyrohet kryesisht rritjes së shpejtë të sektorit të turizmit dhe rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme.

Forcimi i lekut e ndihmoi ekonominë shqiptare të përballonte me pasoja më të zbutura valën inflacioniste të vitit 2022. Gjithashtu, forcimi i lekut në përgjithësi vlerëoshet të ketë luajtur një rol pozitiv në stabilitetin financiar, duke rritur aftësinë paguese të huamarrësve në euro, me të ardhura në lekë.

Por, ky forcim ka dhënë efekte të dukshme negative në sektorët eksportues të ekonomisë. Fasoneria ka pësuar goditjen më të fortë, por edhe sektori i turizmit ka humbur në konkurrueshmëri dhe është detyruar ta kompensojë rënien e kursit të euros me rritje të çmimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat