17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"3x3Shkodra"/ Nis në Shirokë spektakli basketbollistik. 13 shtete, 26 ekipe dhe 104...

“3x3Shkodra”/ Nis në Shirokë spektakli basketbollistik. 13 shtete, 26 ekipe dhe 104 lojtarë

Startoi këtë pasdite në Shirokë të Shkodrës eventi spektakolar i basketbollit “3x3Shkodra”, që zgjat deri ditën e diel.

 

Organizuar nga Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me “3x3Albania” dhe mbështetur nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB), ky event premton të jetë më i madh dhe më emocionues se kurrë më parë!

 

Me gjithsej 26 ekipe të regjistruara, ky është eventi me më shumë ekipe të huaja të mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

Jemi të lumtur të mirëpresim 13 ekipe nga jashtë e gjithë Europa, përfaqësuese të Austrisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe vëllezërve tanë nga Kosova. Do të marrin pjesë një total prej 104 lojtarësh”, shkruan FSHB në postimin e saj.

 

Mos e humbisni këtë shfaqje madhështore  për të shijuar spektaklin dhe për të mbështetur ekipet tuaja të preferuara!

 

LEXO EDHE: Verë e suksesshme për basketbollin shqiptar/ Ponari: 5 medalje për ekipet kombëtare të moshave

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat