Përgjatë 6 muajve të parë të vitit në Shqipëri janë importuar përafërsisht 1.66 kg cigare, puro apo produkte të tjera me përmbajtje duhani për person.
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave përgjatë gjysmës së parë të vitit në total janë importuar 1451 ton cigare. Edhe pse taksa e duhanit rritet vit pas viti, duket se importet ndjekin një rrugë tjetër.
Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7250 lekë/1000 fije nga 1 janari 2024, ku synimi është dekurajomi i duhanpirjes.
Në raport me vitin e kaluar deri më tani janë importuar rreth 45% e totalit të importuar përgjatë vitit të kaluar.
Sipas një studimi nga DSA, në vendin tonë 1 në 4 të rritur janë konsumatorë të duhanit. kostot që paguajnë duhanpirësit në Shqipëri nga buxheti familjar si shpenzime shëndetësorë dhe blerje medikamentesh shkojnë në rreth 189.5 milionë lekë në muaj.
Kohët e fundit një produkt i ri me përmbajtje nikotine po mbizotëron në tabakinot e vendit.
Snus një produkt i cili është në formën e qeseve të vogla vendoset tek pjesa e sipërme e nofullës së individit. Ky produkt po bëhet shumë popullorë për moshat e reja, por megjithatë është I dëmshëm për qytetarët dhe nuk rekomandohet.
LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA