17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet8 projekte të reja, kulla deri në 65-100 kate në Tiranë/ Si...

8 projekte të reja, kulla deri në 65-100 kate në Tiranë/ Si të mbroni këto investime madhore nga rreziqet dhe të papriturat

Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi.

Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike.

Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, por që nuk e ka marrë akoma lejen e zhvillimit.

Nga lejet e KKT-së, me më kryesorja është ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate.

Konkretisht, KKK ka dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k. Për momentin kjo është kulla më e lartë që ka marrë leje zhvillimi.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda Unazës, duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

Një projekt tjetër parashikon një kompleks shumëfunksional rezidencial me 27 kate në zonën e Kasharrit.

Është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 katesh mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

Një tjetër projekt përfshin objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën “Teodor Keko”, Bashkia e Tiranës”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k

Leja tjetër për projekte shumëkatëshe lidhet me objektin: “Kompleks shumëfunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

Së fundmi është miratuar pas një konkursi një projekt nga arkitekti Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio, me një lartësi prej 300 metrash ose 100 kate dhe nëse ndërtohet do të bëhet më e larta në Tiranë.

Kulla do të jetë në qendër në krah të “Malit të Tiranës”, që ka filluar tashmë të ndërtohet. Pas miratimit të projektit pritet që kjo kullë të marrë lejen e zhvillimit.

Krahas projekteve që po ngrihen mbi truall privat, edhe vetë qeveria planifikon të japë për zhvillim disa hapësira që i ka në pronësi.

 

Ndërtues, projektues dhe investitorë, ndërtoni me qetësi dhe mbrohuni me siguri!

Të gjithë e dimë se biznesi i ndërtimit është një prej bizneseve më fitimprurës vitet e fundit në Shqipëri por që gjithashtu përballet me rreziqet të mëdha, si dëme të mundshme aksidentale me pasojë në përfundimin e punimeve.

Për këtë arsye, kompanitë e sigurimeve ofrojnë zgjidhje të përgjithshme për të mbrojtur çdo aspekt të punimeve tuaja ndërtimore.

Po pse Sigurimin për të Gjitha Rreziqet gjatë Ndërtimit duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?

– Mbrojtje e plotë: Sigurimi ynë ofron mbrojtje për të gjitha rreziqet që mund të shfaqen gjatë ndërtimit, duke përfshirë dëmet materiale, dëmet ndaj të tretëve, ndërprerjen e punimeve, dëmet nga ngjarjet natyrore dhe më shumë.

– Parandalim dhe këshilla: Ekipet tona të ekspertëve janë të gatshme për të ofruar udhëzime dhe këshilla për të parandaluar dëmet dhe për të punuar me efikasitet.

– Kostot e papritura: Me sigurimin tonë, ju mund të parashikoni më mirë kostot dhe të shmangni shpenzimet e papritura që vijnë si pasojë e rreziqeve të papritura.

Mësoni më shumë mbi këtë produkt duke klikuar KËTU

Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat