Tre vjet pasi Lojërat Olimpike të Tokios u mbajtën mes masave të rrepta dhe pa tifozë për shkak të pandemisë, Covid-19 i ka detyruar atletët të tërhiqen nga garat në Lojërat e Parisit dhe ka bërë që të tjerët të vendosin përsëri maska.
Por këtë herë ndikimi është shumë më i kufizuar.
Disa atletë kanë rezultuar pozitivë, përfshirë notarja australiane Lani Pallister, e cila kishte një shpresë për medalje në 1500 metra stil i lirë për femra, por u desh të tërhiqej nga olimpiada.
Po kështu, notari britanik Adam Peaty, i cili rezultoi pozitiv një ditë pasi humbi medaljen e artë në 100 metra, duke ndarë medaljen e argjendtë me amerikanin Nic Fink, tha se do të fokusohej në një “rikuperim të shpejtë dhe të plotë” për të dhënë më të mirën e tij më vonë në garat gjatë javës.
“Adami është në rregull, vetëm pak i ftohur,” tha shoku i skuadrës, Matt Richards pas garës së tij në 100 metra stil i lirë të martën.
“Ne do ta shmangim Covid-19 sa më shumë të mundemi,” tha Richards.
Disa atlete femra australiane rezultuan pozitive për COVID-19 në ditët përpara ceremonisë së hapjes, duke i detyruar ato të izolohen nga anëtarët e tjerë të ekipit.
Lojërat e Tokios u vonuan një vit për shkak të Covid-19 ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 u mbajtën me masa të rrepta, duke e bërë Parisin Olimpiadën e parë pas pandemisë.
“Ne kemi një protokoll që çdo atlet që ka rezultuar pozitiv duhet të mbajë një maskë dhe i kujtojmë të gjithëve të ndjekin praktikat më të mira, por sa i përket monitorimit të COVID ndërkohë që rastet janë mjaft të ulëta në Francë,” tha Anne Descamps, drejtoresha e komunikimit në Paris 2024.
Notari britanik Jacob Whittle tha se ekipi i tij megjithatë po mban masa të rrepta për shkak të Covid-19.
“Ne jemi duke dezinfektuar duart dhe mbajmë maska kudo që mundemi,” tha ai. “Kur notojmë dhe bëjmë gjëra të tilla (duke folur me gazetarët) janë të vetmet raste kur nuk mbajmë maskë.