-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaKripa, e shëndetshme apo e pashëndetshme?

Kripa, e shëndetshme apo e pashëndetshme?

Trupi ynë ka nevojë për kripë që të funksionojë siç duhet teksa konsumimi i tepërt ose i pakët mund të çojë në probleme shëndetësore.

Për të shmangur këtë, kontrolloni etiketat e ushqimeve për t’u siguruar që nuk po konsumoni më tepër se ç’nevojitet.

Disa studime thonë se, marrja e tepërt e kripës shkakton presion të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Disa prova tregojnë se ngrënia e pakët e kripës mund të jetë e dëmshme, mund të shkaktojë presion të ulët të gjakut, nivele të ulëta të natriumit dhe nivele të larta të yndyrës në gjak.

Ndërsa konsumimi i tepërt i kripës mund të lidhet edhe me kancerin e stomakut.

Por, çfarë sasie kripe duhet të konsumojmë brenda një dite?

Sasia e rekomanduar është 6g në ditë, e cila është 2.4g sodium dhe kjo është rreth një lugë gjelle kripë.

Për fëmijët 1-3 vjeç rekomandohet të konsumojnë 2g kripë në ditë (0.8g sodium), fëmijët 4-6 vjeç 3g (1.2g sodium),  7-10 5g (2g sodium) dhe ata mbi 11 vjeç lejohet të konsumojnë sasinë e njëjtë me të rriturit.

Vlen të përmendet se bebet nuk duhet të konsumojnë kripë sepse veshkat e tyre nuk janë aq të zhvilluara sa ta përpunojnë atë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat