4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët po preferojnë më shumë Kartat “SIGAL” për të marrë shërbime në...

Shqiptarët po preferojnë më shumë Kartat “SIGAL” për të marrë shërbime në spitalet më të mira

Po jetojmë në kohë të vështira dhe e vetmja gjë për të cilën lutemi të gjithë është shëndeti.

Ne urojmë që asnjëri të mos ketë probleme shëndetësore, por kur na ndodh të përballemi me to secilit prej nesh i duhet të shkojë në spital për të bërë ekzaminime, konsulta me mjekët dhe të marrë terapinë që i nevojitet.Dhe të gjitha këto kushtojnë.

Për të mos harruar rastet kur na duhet të bëjmë operacione apo mjekime jashtë Shqipërisë, që janë edhe më të papërballueshme për pjesën më të madhe prej nesh, që kemi të ardhura mesatare.

Por shumica e shqiptarëve duket se e kanë gjetur zgjidhjen për të evituar gjithë këtë stres financiar duke u përqëndruar vetëm tek shëndeti i tyre.

E gjithë kjo falë Sigurimit Privat të Shëndetit tek SIGAL UNIQA, kompania lider e sigurimeve në treg.

Falë një mori opsionesh që mundëson kjo kompani, qytetari ka shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private më të mira brenda e jashtë vendit,  me mbulim 100% të kostove financiare, të cilat pa një sigurim privat shëndeti do të ishin thuajse të pamundura.

Sipas raportit më të fundit të AMF, mbi tregun e sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2024, rezulton se, SIGAL UNIQA jo vetëm ka rritur besimin e saj tek qytetarët duke rritur peshën e saj në treg (45%) por ka paguar dëme më shumë se çdo kompani tjetër sigurimi (44,37%).

LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

“Më mirë të parandalosh sesa të kurosh një sëmundje”

Kjo është motoja që ka shoqëruar kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria që prej vitit 1999, kur edhe u themelua, duke bërë që si në çdo produkt tjetër, edhe në ato të Shëndetit të vazhdojë jetë lidere në treg.

Ajo ishte e para kompani Sigurimi në Shqipëri që në vitin 2007 ofroi Sigurimin Privat të Shëndetit, në një kohë kur në vendin tonë nuk operonte asnjë spital privat. Ndërsa sot, kompania më e madhe dhe më e besuar, aktive në tre shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) i ofron klientëve të saj një mori produktesh, avangarde dhe unike për vendin dhe jo vetëm, siç janë “Sigurimi Anti-Tumor”, Karta “Jetës Plus”, “Gold”, “Silver”, “Standard”, “Karta e Kujdesit Shëndetësor”, “Teleshêndet”, “Check Up sipas Protokollit Japonez” etj, të cilat e bëjnë atë kompaninë më avangarde në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sa e thjeshtë dhe e lirë është të kujdesesh për shëndetin kur ke një sigurim te SIGAL UNIQA

Nëse doni të merrni një ofertë për veten apo familjarët tuaj, shkruani tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “fpcHealth”/ SIGAL UNIQA revolucionarizon mënyrën e trajtimit të dëmeve shëndetësore. Tashmë gjithçka nga celulari juaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat