8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe...

Raporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për 6-mujorin e parë 2024, SIGAL UNIQA dominon tregun si në sigurimet e Jo-Jetës, në ato të Jetës dhe në sigurimet e detyrueshme dhe vullnetare.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, klasa që dominon tregun me 91.3%, kompania shqiptaro-austriake zë 28% të tij, ndërsa është i pari edhe në dëmet e paguara me 23.5% të totalit nga 8 kompani gjithësej.

JO-JETA PRIMET

JO-JETA DËMET 

Edhe në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA mbetet preferenca numër 1 e qytetarëve dhe bizneseve teksa zë mbi 40% të tregut ku aktualisht operojnë 4 kompani.

Në dëmet e paguara, SIGAL LIFE UNIQA zë 47.17% të totalit duke u rënditur sërish e para.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar për SIGAL UNIQA zënë 38.27% të totalit dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 21.12% të totalit të tregut.

  • SIGURIMET E JETËS, duke zotëruar 40.05% të tregut
  • SIGURIMET E JO JETËS, duke zotëruar 27.77% të tregut
  • SIGURIMIN MOTORIK, duke zotëruar 20.87% të tregut
  • SIGURIMIN E PASURISË, duke zotëruar 46.87% të tregut
  • SIGURIMIN E AKSIDENTEVE DHE TË SHËNDETIT, duke zotëruar 49.86% të tregut
  • SIGURIMIN PRIVAT TË SHËNDETIT duke zotëruar 44.62% të tregut
  • SIGURIMIN SHËNDET NË UDHËTIM duke zotëruar 79.30% të tregut

Në total, në Sigurimet e Jo-Jetës dhe Jetës, ku operojnë 12 kompani, SIGAL UNIQA zë 29% të totalit të tregut.

LEXO EDHE: “Xprimm”: SIGAL UNIQA dhe SIGAL Life UNIQA, siguruesit më të mëdhenj në Shqipëri

PSE ÇDO SIGURIM I BESOHET SIGAL UNIQA-s?

SIGAL UNIQA është jo vetëm kompania lider në Shqipëri por edhe promotore e risive dhe inovacioneve. Ajo është gjithashtu kompania që ofron mbi 50 produkte sigurimi.

SIGAL UNIQA ka 25 vite që operon në tregun e sigurimeve dhe ndër pikat më të forta mund të citojmë:

  • Pjesë e një gjigandi si “UNIQA Insurance Group”
  • Mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore
  • 5 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
  • Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite
  • Mbi 1 milionë Kontrata sigurimi
  • Vlerësim me “A” nga “Standard & Poors”
  • Risigurim i portofolit me risiguruesit më të mëdhenj në botë si: “AIG”, “LLOYDS”, “SWISS RE”, “MUNICH RE”, “HANNOVER RE”, “ZURICH RE”, “UNIQA RE” Etj”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat