Vala e uljes së çmimeve po shpërndahet shpejt në bregdetin e jugut.
Pas skontove në hotelet e Vlorës dhe Dhërmiut, “ofertat” kanë nisur edhe në Sarandë e Ksamil.
Në faqen e “Booking”, një pjesë e madhe e hoteleve apo apartamenteve në Sarandë kanë ulur tarifat e tyre me 20-50 euro nata.
Në “Maldivet e Shqipërisë”, Ksamil, uljet shkojnë deri në -50% ku për një natë që dikur paguaje 200 euro, tashmë paguan vetëm 100.
Ishte Vlora e para që nisi këtë lëvizje, si vendi që u shigjetua direkt nga kryeministri i vendit, i cili tha se çmimet aq të larta do të çojnë në “vdekjen” e këtyre bizneseve. Brenda pak orësh tarifat e hoteleve në Vlorë u ulën me 30%.
Operatorët thonë se nuk të frikësuar për bumerangun që paralajmëroi kryeministri duke thënë se vlonjatët “do të bien në gropën e gjoksit të vet”, ulja e çmimeve, tre
Në numër, Shqipëria ka një rritje të turistëve këtë verë, por në cilësi, operatorët turistikë flasin për shtim të turistëve “low-cost” dhe turistëve në moshë të re, që gjurmojnë po ashtu çmimet e ulëta.
Pronarët e hoteleve në jug shprehen se kanë të rezervuara 100% të kapaciteteve për periudhën gusht-shtator.