Komisioni Evropian ka rritur parashikimin e tij të rritjes ekonomike për Slloveninë në vitin 2021 nga 5.7% që ishte thënë në korrik në 6.4%.
“Ekonomia e Sllovenisë u zgjerua me shpejtësi në gjysmën e parë të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Ekonomia pritet të kthehet në nivelin e saj të vitit 2019 tashmë në tremujorin e tretë të 2021 dhe të vazhdojë të rritet me ritme të forta në 2022-23, e nxitur nga konsumi dhe investimet”, tha Komisioni në raportin e tij të parashikimit ekonomik të vjeshtës 2021.
Komisioni ka vënë re që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Sllovenisë po rritet me ritme të shpejta, mbështetur edhe nga një rritje e konsumitprivat.
Megjithatë, Sllovenia mbetet një vend me një shkallë relativisht të ulët vaksinimi dhe aktualisht regjistron një incidencë të lartë të rasteve të reja COVID-19.
Inflacioni i çmimeve të konsumit në Slloveni shihet në 1.7% në vitin 2021, ndërsa në vitin 2022 pritet të arrijë në 2.1%. Sa i përket punësimit, një rënie prej 0.6% në vitin 2020 pritet të pasohet nga një rritje prej 1.1% në vitin 2021 dhe një rritje prej 1.3% në vitin 2022.
Komisioni pret rritje ekonomike në BE në 5.0% në 2021 dhe 4.3% vitin e ardhshëm.