17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Një javë ferri" në Shqipëri/ Impakt jo vetëm mbi shëndetin, por edhe...

“Një javë ferri” në Shqipëri/ Impakt jo vetëm mbi shëndetin, por edhe mbi ekonominë

“Një javë ferri”..

Kështu e ka cilësuar këtë javë Shërbimit Meteorologjik Ushtarak atë që do të ndodhë më temperaturat këtë javë në Shqipëri.

Temperaturat pritet të arrijnë në 42 gradë. Kjo nuk është hera e parë që vendi përjeton temperatura të tilla por zakonisht ato kanë zgjatur 3-4 ditë.

Por ndryshe nga viti i kaluar, vala e të nxehtit po zgjat më shumë.

Kjo situatë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan, i cili gradualisht bashkohet edhe me Anticiklonin e Azoreve.

Pra, pritshmëritë janë që vendi të kalojë një javë torturuese ku edhe pse termometri mund të shënojë 42 gradë, lagështira do të bëjë që temperatura të ndjehet më e lartë për trupin e njeriut.

E këtë javë, vendi do të përballet me netë tropikale me temperatura që nuk zbresin poshtë nivelit 28-30 gradë celcius.

Mjekët rekomandojnë që të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur ekspozimin e gjatë në diell.

Por valët e të nxehtit nuk janë vetëm një çështje shëndetësore por edhe ekonomike për vendin.

Një nga impaktet e para që sjell për ekonominë është rritja e konsumit të energjisë, si rrjedhojë e përdorimit të zgjatur të pajisjeve freskuese e ftohëse.

Studime të ndryshme kanë dalë në konkluzionin që temperaturat ekstreme kanë një impakt të jashtëzakonshëm në bujqësi pasi dëmtojnë prodhimet.

Në listën e impakteve renditen edhe reduktimi i produktivitetit në punë, ngadalësimi i tregtisë globale apo pakësimi i investimeve.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Çfarë rrezikon Shqipëria dhe çfarë duhet të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat