Për shkak të protestës së opozitës që nis sot në orën 20:00, disa rrugë në Tiranë do të bllokohen duke nisur që nga ora 18:00.
Policia njofton se nuk do të lejohet qarkullimi në rrugët: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Rrugët do të jenë të bllokuara deri në përfundim të protestës, për të cilën nuk ka ende një skenar të qartë se çfarë do të ndodhë. Për këtë arsye, policia iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin këto rrugë.
“Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim”, thuhet në njoftim.