11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKeni sigurim TPL, KASKO apo MINIKASKO dhe jeni përfshirë në një aksident?...

Keni sigurim TPL, KASKO apo MINIKASKO dhe jeni përfshirë në një aksident? Hapat që duhen ndjekur për dëmshpërblim

Aksidentet rrugore janë kthyer tashmë në një problem shqetësues për Shqipërinë.

Çdo ditë dëgjojmë për automjete që aksidentohen por edhe për dëme të konsiderueshme, jo vetëm materiale por edhe shëndetësore.

Por cilat janë procedurat që duhen ndjekur për të raportuar shpejt dhe thjeshtë dëmin që keni pësuar nëse keni një Sigurimin TPL, KASKO apo MiniKasko?

Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë kompanisë suaj së sigurimit është:

Kërkesa për dëmshpërblim

  • Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose Vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), Akti i ekspertimit autoteknik kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksident(e), në vendin e ngjarjes;
  • Fotografi të mjeteve/objektit të përfshirë në aksident;
  • Formulari i Vërtetimit Miqësor të Ngjarjes;
  • Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
  • Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certfikata e kontrollit teknik;
  • Autorizim përdorimi (nëse nuk jeni pronar i mjetit);
  • Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.

Në rast dëmi motorik me vlerë deri në 30,000 Lekë

Për aksidentet rrugore nëse ka dëme ndaj pronës të cilat konsiderohen në vlerë deri 30,000  (tridhjetëmijë) lekë, ju mund ta zgjidhni ndërmjet palëve duke plotësuar Raportin Evropian të Aksidenteve, plotësimi i këtyre të dhënave konsiderohet kërkesë për dëmshpërblim dhe shoqërohet dhe me dokumentet si më poshtë:

  • Fotografi në momentin e aksidentit para lëvizjes së mjeteve nga një distancë e afërt dhe e largët (dëmtimin e mjeteve, gjurmët e frenimit, mbeturinat e rëna në rrugë) dhe gjurmët e rëndësishme si pozicioni i mjeteve, i rrotave etj.)
  • Fotografi të mjeteve të dëmtuara në mënyrë të qartë, pjesët e dëmtuara dhe targën e mjeteve;
  • Dokumentet e identifikimit të palëve të përfshira në aksident (ID);
  • Dokumentet e mjeteve dhe drejtuesve të tyre (leje qarkullimi, leje drejtimi, kopje e policave të sigurimit).

Kujdes!

Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.

Rekomandojmë që Raportin Evropian të Aksidentit ta mbani në automjetin tuaj.

Plotësoni me saktësi të dhënat e formularit dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.

Pagesa e dëmit nga shoqëria e sigurimit sipas Raportit Evropian të Aksidentit, shuan detyrimin e shoqërisë për pretendime të tjera lidhur me vlerën e dëmit.

Depozitoni këtë dokument pa vonesë brenda 5 ditëve nga data e aksidentit, tek siguruesi përgjegjës.

Kujdes!

Trajtimi dhe pagesa e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit sipas Raportit Evropian të Aksidenteve, të nënshkruar nga dy drejtuesit, pa marrjen e procesverbalit të konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore, shuan detyrimin e shoqërisë për pretendime të tjera mbi vlerën 30,000 lekë, sipas nenit 14, të Ligjit 32/2021.

SI DUHET TË VEPRONI PËR TU DËMSHPËBLYER NË RAST DËMI KASKO? 

Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë kompanisë suaj së sgurimit është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Dokumentat e mjetit përfitues:
  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

SI DUHET TË VEPRONI PËR TU DËMSHPËBLYER NË RAST DËMI MINIKASKO?  

Nëse keni sigurimin MINIKASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni kompanisë tuaj të sigurimit është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Proces verbali i Policisë Rrugore;
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail);
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit.

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi

Kujdes!

  • Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
  • Plotësoni me saktësi të dhënat e kërkuara dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime përbën vepër penale.

Hapat pas marrjes së kërkesës së dëmit:

Procedura e trajtimit të dëmit kryhet sipas kërkesave dhe brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore, rregullatore dhe kushtet e secilës kontratë nga Departamenti i Trajtimit të Dëmeve Motorike pranë kompanisë suaj të sigurimit do të vlerësojë dhe analizojë dëmin(et) e pësuara;

  • Vendimi për vlerën e dëmit deri në 100.000 lekë, do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi – brenda 14 ditë nga momenti i dorëzimit të të gjithë dokumenteve të këkruara nga shoqëria e sigurimit;
  • Për vlera mbi 100.000 lekë afati trajtimit deri në një muaj nga data e kërkesës;
  • Klienti informohet mbi vlerën përkatëse të dëmit bazuar në aktin e ekspertimit;
  • Klienti bie dakord dhe nënshkruan Deklaratën e Pranimit të Vlerës dhe mbylljen e rastit;
  • Kryerja e pagesës brenda 14 ditëve pas nënshkrimit të Deklaratës së Pranimit të Vlerës.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore, kostot dhe “sekserët”/ Si duhet te sillemi në rast aksidenti automobilistik?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat