1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore në rritje të vazhdueshme/ Si të marrim shpejt dhe të...

Aksidentet rrugore në rritje të vazhdueshme/ Si të marrim shpejt dhe të plotë dëmshpërblimin

Çdo ditë në Shqipëri ndodhin dhjetëra e qindra aksidente rrugore, një pjesë e mirë e të cilave nuk raportohen nga policia.

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, gjatë periudhës janar-maj 2024, në Shqipëri janë regjistruar 626 aksidente, me rritje prej gati 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm gjatë muajit maj 2024 numërohen 126 aksidente rrugore, nga të cilët 167 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Në krahasim me majin e një viti më parë, numri i aksidenteve është rritur me gati 33%. Numri i të vdekurve dhe plagosurave femra u rrit me 26% dhe i meshkujve me 21%.

Ndërsa sa i përket 5-mujorit në total, numri i të vdekurve dhe të plagosurve arrin në 863 persona.

Përllogaritet që kostoja financiare e aksidenteve rrugore të arrijë në dhjetëra milionë euro çdo vit, kosto të cilat u faturohen kompanive të sigurimit, në rast se të aksidentuarit janë të siguruar, ose vetë individëve nëse këta të fundit nuk janë të pajisur me siguracionin e detyrueshëm.

Për një siguracion “TPL” që një qytetar paguan rreth 16,000 lekë në vit, kostoja e dëmit varion nga 2 milionë lekë të reja për dëme të automjetit dhe deri në 200 milionë lekë në rastet kur ka individët dëmtohen ose humbin jetën.

Ajo që shumë prej qytetarëve bëjnë kur përfshihen në një aksident është që të thërrasin policinë, firmosin procesverbalin, ku shpesh pranojnë edhe fajin e aksidentin edhe pse mund të mos jetë fajtorë dhe largohemi nga vendngjarja.

Shumica e tyre nuk lajmërojnë kompaninë e sigurimit për aksidentin dhe kështu, një pjesë e madhe e tyre përfundojnë në kalvarin e gjatë të gjykatave për të kërkuar dëmshpërblimin që ju takon.

Sipas informacioneve nga kompanitë e sigurimeve rezulton se, një pjesë e qytetarëve që kanë pësuar dëm shëndetësor, apo familjarët të cilët mund të kenë humbur të afërmit e tyre në aksident, nuk ndjekin procedurat që duhet për të marrë dëmshpërblimin, por kontaktohen nga avokatët dhe ua lënë atyre në dorë çështjen.

Nga hulumtimet rezulton se, nëse qytetari do të kërkonte dëmshpërblim tek kompania ku është i siguruar do të përfitonte të gjithë shumën.

E kundërta ndodh kur çështjen ia lë në dorë avokatit. Ky i fundit kërkon 20%-50% të shumës totale të dëmshpërblimit që do të përfitojë qytetari/klienti.

Çdo qytetar ka të drejtën e marrjes së një avokati në çdo kohë dhe sa herë ai dëshiron, po e rëndësishme është që të ndiqen më parë procedurat që as kushtojnë dhe as marrin kohë.

Së pari, ju duhet të plotësoni dokumentet që ju kërkohen dhe nga momenti që i keni dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme ju keni të drejtën e dëmshpërblimit në një afat kohor prej 15 ditësh nëse keni vetëm dëm të automjetit ose 1 muaj nëse keni pësuar dëme shëndetësore.

Së dyti, në rast se nuk bini dakord me vlerësimin e ekspertit të kompanisë së sigurimit, drejtohuni pranë Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), e cila nëse analizon se dëmi juaj nuk është vlerësuar si duhet, e kthen edhe një herë për rishqyrtim dhe rivlerësim dëmin nga ekspertët e kompanisë së sigurimit.

Në fund, në rast se ju sërish jeni të pakënaqur, shkoni tek avokatët, të cilët do ta çojnë çështjen në gjykatë dhe normalisht kërkojnë 20%-50% të shumës së dëmshpërblimit. Dërgimi i çështjes në gjykatë do të thotë që procesi do të vonohet me disa muaj deri në disa vjet.

Ajo që duhet të dimë është se dëmshpërblimi që do të jetë i njëjtë si kur drejtoheni direkt tek kompanitë e sigurimit ashtu edhe nëse merrni avokat, sepse formula e përllogaritjes së dëmit është në çdo rast e njëjtë.

Ndryshimi është se, në rast se e çoni çështjen në gjykatë do të duhet ta ndani shumën e dëmshpërblimit me përfaqësuesin tuaj ligjor dhe nuk do ta merni kurrë të plotë.

Kompanitë e sigurimit e kanë përshpejtuar ndjeshëm procesin e dëmshpërblimit dhe kanë zyra konsultimi për klientët për ti ndihmuar ata, pa pagesë!

LEXO EDHE: Keni sigurim TPL, KASKO apo MINIKASKO dhe jeni përfshirë në një aksident? Hapat që duhen ndjekur për dëmshpërblim

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat