7 masa sigurie u lëshuan nga Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë së kryeqytetit për mjekë e spacialistë të Spitalit Onkologjik.
Të akuzuar për shpërdorim detyre e kontrabandë, hetimi disa mujor i prokurorisë çoi në zbulimin e një skemë sipas së cilës, mjekët nuk u jepnin shërbim pacientëve pranë QSUT dhe i drejtonin ata te privati, me qëllim përfitimi.
“Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”, kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin”, thotë policia e Tiranë në një njoftim për mediat
E jo vetëm kaq. Po sipas policisë “në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar”.
Ndaj personave në fjalë u caktuan masat arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje. Një prej tyre rezulton të jetë jashtë vendit.
LEXO EDHE: Një akt dashurie për jetën dhe shëndetin/ Pse nevojitet “Sigurimi anti-Tumor”