11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëmet e siguruara nga përmbytjet në Gjermani, deri në 3,9 miliardë dollarë

Dëmet e siguruara nga përmbytjet në Gjermani, deri në 3,9 miliardë dollarë

“Verisk Extreme Event Solutions”, një ofrues global i analitikës dhe teknologjisë së të dhënave, ka vlerësuar se humbjet e industrisë së sigurimeve nga përmbytjet më të fundit në Gjermaninë jugore janë mes 2.6 dhe 3.9 miliardë dollarëve.

Mes datave 31 maj dhe 3 qershor, shifra të dendur përfshinë një pjesë të mirë të Gjermanisë jugore, duke shkaktuar  përmbytje të mëdha, kryesisht përgjatë lumit Danub dhe disa prej degëve të tij.

Ndikimet më të forta u ndjenë në Bavari dhe Baden-Württemberg, ku rrugë, autostrada, shtëpi dhe biznese u mbuluan nga uji.

Ndërkohë u dëmtuan edhe dy diga.

Dëmi nga përmbytjet në Gjermaninë jugore pritet të sjellë humbje të konsiderueshme ekonomike dhe Verisk pret rritje të shifrave të dëmeve të siguruara, duke patur parasysh depërtimin e lartë të sigurimit në rajonin në fjalë.

Siç është raportuar më parë nga Shoqata Gjermane e Sigurimeve (GDV), pothuajse 50% e të gjitha strukturave në Bavari janë të siguruara nga përmbytjet, ndërsa në Baden-Württemberg kjo shifër tejkalon 90%.

Vlerësimi i humbjeve të siguruara nga “Verisk’s Extreme Event Solutions” përfshin dëme në pronë, banesa, biznese, automjete, bujqësi etj.

Ai përfshin gjithashtu shpenzimet nga ndërprerja e biznesit.

LEXO EDHE: Shqipëria “piqet” nga vapa, sa arrijnë temperaturat në fundjavë/ Ndryshimet klimatike, 100 mln euro dëm në 10 vite

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat