Shqipëria luan sot në 15:00 përballjen e dytë në Euro 2024 ndaj Kroacisë dhe trajneri Silvinjo pritet të bëjë tre ndryshime në formacion.
Balliu pritet të marrë vendin e Hysajt në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në qendër, Ismajli do të jetë në vendin e Ajetit.
Nuk priten ndryshime në mesfushë, ndërsa në krahun e majtë, Hoxha, duket se ka fituar balotazhin me Seferin. Në qendër të sulmit do të jetë sërish Broja.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:
(4-2-3-1): Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Hoxha, Bajrami, Asani; Broja.