5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditë bankare/ Tirana e para, Korça e fundit

Kreditë bankare/ Tirana e para, Korça e fundit

Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në Tiranë kanë nivelin më të lartë të kredititimit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se mbështetja e sistemit bankar ka qenë disa herë me e madhe nëse e krahasojmë me qarqet e tjera në vend.

Bizneseve në Tiranë i është akorduar 361.5 miliardë lekë në periudhën janar-mars 2024  ose 25 miliardë më tepër se në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Niveli i lartë i huave për bizneset në Tiranë shpjegohet edhe me faktin se në  këtë qark operojnë 65,563 subjekte që është disafish më shumë se në qytetet e tjera të vendit.

Bizneset që ushtrojnë veprimtari në Durrës renditen në vend të dytë për sa i përket huave të mara nga sistemi bankar, ndjekur nga Vlora e Fieri.

Kompanitë që operojnë në Korçë duket se nuk janë interesuar që të marin hua në sistemin bankar. Ky qark renditet i fundit edhe pse në numër ka më shumë biznese se Lezha.

E njëjta tendencë e huamarrjes është edhe nëse bëjmë një krahasim për individët.

Qytetarët në Tiranë kanë marrë më shumë kredi se në qarqet e tjera. Hua është marrë kryesisht për blerje banesa.

Në periudhën janar-mars 2024 janë aprovuar 136.7 miliardë lekë vetëm për blerje banesash.

Ky nivel huaje shpjegohet me çmimet më të larta të banesave në Tiranë si dhe kërkesën më të lartë për të blerë.

KREDITIMI NE TREMUJORIN E PARE

TIRANA – 361,5 MILIARDË LEKË

DURRËS – 26,6 MILIARDË LEKË

VLORË – 7,6 MILIARDË LEKË

FIERI  – 6.6 MILIARDË LEKË

ELBASAN – 5.2 MILIARDË LEKË

SHKODRA – 4.9 MILIARDË LEKË

LEZHA – 4.6 MILIARDË LEKË

KORÇA – 4 MILIARDË LEKË

LEXO EDHE: Kredia për shtëpi/ Ç’ndodh në rast mospagimi kësti, mungesës së kolateralit apo kur kredimarrësi ndërron jetë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat