15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFurtunë në Leskovik, era shkul pemët/ Kujdes! Fati nuk mund të jetë...

Furtunë në Leskovik, era shkul pemët/ Kujdes! Fati nuk mund të jetë gjithmonë në anën tonë

Reshje të dendura shiu dhe breshëri të shoqëruara me erë të fortë në formë shtrëngatash, pushtuan për disa minuta qytetin e Leskovikut dhe zonat rreth tij, mbrëmjen e djeshme.

Nga stuhia në qytet janë rrëzuar disa pemë, ndërsa ka patur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme serioze materiale në banesa apo mjete private.

Por fati mund të mos jetë gjithmonë në anën tonë

Jeta ka shumë të papritura! Edhe atëherë kur mendon se je i sigurtë ndodh diçka që rrezikon jo vetëm pasurinë por edhe jetën tonë. Për më tepër që, ndryshimet klimatike i kanë bërë fatkeqësitë natyrore më të shpeshta dhe më të dhunshme.

Dhe sa herë që flitet për ngjarje të tilla, të cilat nuk janë në dorën tonë, bëjmë pyetjen: sa të sigurtë jemi? Po pronat dhe automjetet tona?

Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i Pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit.

Ky sigurim sjell përfitime të shumta për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Po makinën, kush na i mbron edhe nga fatkeqësitë natyrore?

Këtë mbrojtje e ofron vetëm SIGURIMI KASKO.

Ky sigurim ofron siguri dhe mbrojtje financiare kundër dëmeve që makina juaj mund të pësojë, duke përfshirë:
– Dëmtimet aksidentale
– Thyerjen e xhamave
– Zjarr, rrufe, eksplozion
– Katastrofat natyrore
– Vjedhjen
– Dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër
– Dëmtimin nga aktet keqdashëse

 

Nëse do ta shijoni automjetin tuaj pa e vrarë mendjen nëse mund të ndodhë diçka, sa do të të kushtojë dhe të jesh gjithmonë, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA.

Llogarit & porosit onlinehttps://sigal.com.al/merr-cmim

Sigurohuni dhe rikthejini diellin jetës suaj! 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat