4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet90 milionë Euro prime në 5 muaj/ Sigurimet jo-jetë në Maqedoninë e...

90 milionë Euro prime në 5 muaj/ Sigurimet jo-jetë në Maqedoninë e Veriut rriten me 10%. Sigurimi privat i shëndetit, më popullori

Edhe në 5-mujorin e parë të këtij viti, sigurimi më popullor në Maqedoninë e Veriut mbetet sigurimi privat i shëndetit, ndërsa rritje të konsiderueshme ka Sigurimi KASKO.

Gjatë periudhës janar-maj 2024, primet kanë kaluar vlerën e 5,5 miliardë denarëve (89,6 milionë euro) në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare të dorëzuara pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga kompanitë e sigurimeve jo-jetë.

Në 5 muaj kompanitë kanë paguar 1,95 miliardë denarë (31,7 milionë euro). Vlera e dëmeve të paguara është 6% më e lartë se një vit më parë.

Nga sigurimet vullnetare, produkti më i kërkuar dhe me rritje më të shpejtë vazhdon të jetë sigurimi privat i shëndetit ku në 5 muajt e parë janë arkëtuar 687,7 milionë denarë prime (11,2 milionë euro).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, primet sigurimet e shëndetit janë rritur për 35%.

Rritje është shënuar edhe në Sigurimin KASKO. Kompanitë e sigurimeve, për pesë muaj, kanë arkëtuar prime me vlerë 543 milionë denarësh (8,83 milionë euro), që është 17% më shumë se 5-mujori 2023.

Ndërkohë, sigurimi më i madh vullnetar, sipas vëllimit të primeve, mbetet sigurimi i pasurisë.

Qytetarët, institucionet dhe kompanitë kanë investuar gjatë këtij 5-mujori  për sigurimin e pasurisë 1,22 miliardë denarë (19,82 milionë euro).

Sa i përket sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL, në pesë muajt e parë kompanitë kanë arkëtuar 2,21 miliardë denarë prime (36 milionë euro),7 % më shumë se një vit më parë.

Gjatë kësaj periudhe, kompanitë e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut kanë lidhur mbi 676 mijë kontrata sigurimi.

Shumica prej tyre, mbi 305 700, janë lidhur për sigurimin nga aksidentet, produkt i destinuar për sigurimin kolektiv të punonjësve dhe nxënësve dhe që mbulon dëmtimet në ose jashtë vendit të punës apo shkollës.

TË DHËNA MË TË PLOTA KËTU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat