Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Malit të Zi (ISA), biznesi i siguruesve malazezë u rrit me 12.58% nëtremujorin e parë të 2024, duke arritur në 34.46 milionë euro.
Primet e shkruara bruto nga sigurimet e jo-jetës arritën në 28.54 milionë euro, ndërsa ato të jetës arriti në 4.92 milionë euro, me një rritje prej 23.89% në terma vjetorë.
Në të njëjtën kohë, totali i dëmeve bruto të paguara u rrit me 10.26% duke arritur në 13.12 milionë euro.
Nga ky total, dëmshpërblimet e jetës arritën në 2.77 milionë euro kundrejt 2.79 milionë euro një vit më parë, ndërsa dëmet për jo-jetën u rritën me 13.55% në vit në 10.35 milionë euro.
Statistikat e publikuara nga ISA përfshijnë të dhëna nga nëntë kompani sigurimesh që operojnë në MaL të Zi: katër sigurues të jetës dhe pesë sigurues të jo-jetës.
“Wiener Stadtische Zivotno Osiguranje” është siguruesi më i madh i jetës me 46,19% pjesë të tregut (pothuajse 10% më shumë krahasuar me tremujorin e parë 2023), ndërsa “Lovcen Osiguranje” është siguruesi më i madh jo-jetë me 41,07% pjesë të tregut.