5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI nxehti i verës dhe rreziku nga zjarret/ Siguroni pronën tuaj duke...

I nxehti i verës dhe rreziku nga zjarret/ Siguroni pronën tuaj duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit

Shqipëria renditet mes vendeve me risk të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore por renditet gjithashtu edhe mes vendeve që shpenzojnë më pak për Sigurimin e Pronës.

Verën e shkuar qindra banesa dhe biznese u shkrumbuan nga flakët por pjesa dërrmuese e tyre nuk ishte e siguruar duke treguar edhe një herë faktin se reflektimi qytetar mbetet ende në nivele minimale.

Ndaj, me ardhjen e stinës së verës dhe rritjes së temperaturave, të cilat parashikohen të jenë “përvëluese” në muajt në vazhdim, mos neglizhoni Sigurimin e Shtëpisë apo Biznesit tuaj.

Sigurimi nuk i parandalon fatkeqësitë natyrore, por ndihmon në rikuperimin financiar dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

“SIGURIMI NGA ZJARRI”, mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike
  • Shpërthimet e gazit
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja,
  • Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit ndërkohë që çdo strukturë apo individ që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim me një kosto të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Përse të zgjidhni Sigurimin e Pronës nga Zjarri në SIGAL UNIQA?

– Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi i ofruar nga SIGAL UNIQA përmban mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga zjarri.

– Ekspertiza profesionale: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA do t’ju ofrojnë këshilla të personalizuara për parandalimin e zjarrit dhe masat e sigurisë.

– Asistencë 24/7: SIGAL UNIQA është gjithmonë pranë jush, 24 orë të ditës, 7 ditë të javës

– Ofertat konkuruese: SIGAL UNIQA tarifa të përballueshme që i përshtaten buxhetit tuaj, pa kompromis në cilësi.

– Qetësi e brendshme: Në fund të ditës, ju do të dini se pasuria juaj është e sigurtë, duke ju lejuar të pushoni lehtësisht.

– Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet: SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group” dhe bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë.

– Mundësi e blerjes ONLINE të sigurimit: Ju kurseni kohë dhe para duke blerë nga celulari juaj çdo sigurim që ju nevojitet!

– Kostoja? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit!

Kush është SIGAL UNIQA Group Austria?

Prej më shumë se 25 vjetësh në treg, grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se 1.2 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Suksesi dhe arritjet e kompanisë u takojnë mbi të gjitha klientëve të cilët çdo gjë me vlerë ja besojnë SIGAL UNIQA-s.

Sepse SIGAL UNIQA ofron mundësi të reja aty ku të tjerët nuk i shohin, ndaj është gjithmonë një hap përpara. E para në ofrimin e produkteve novatore, të thjeshta, të shpejta dhe pa asnjë kosto shtesë. Qëllimi i kompanisë është të përmirësojë shërbimin ndaj klientëve duke u reduktuar atyre kohë dhe kosto.

Nën slloganin “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria do të vijojë të mbetet partneri kryesor i qytetarëve për një jetë më të mirë dhe të sigurt.

Dhurojini vetes pavarësi dhe dinjitet

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

Merrni një ofertë për sigurimin e shtëpisë apo biznesit tuaj duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: E para në prime dhe në dëmet e paguara/ SIGAL UNIQA vijon të kryesojë tregun e sigurimeve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat