14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdezën cigare teksa makina furnizohej me gaz, babë e bir në spital...

Ndezën cigare teksa makina furnizohej me gaz, babë e bir në spital me djegie të rënda

Dy persona kanë përfunduar në spital me djegie të rënda, pasi makina e tyre është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pikë karburanti në aksin rrugor Korçë – Bilisht.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit së bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në momentin që mjeti furnizohej me gaz drejtuesi i mjetit ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit, duke shkaktuar përfshirjen e mjetit nga flakët.

Nga flakët janë djegur babë e bir, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Por teksa djali, i identifikuar si Dorjan Orhan, 35 vjeç, vijon të qëndrojë në reanimacionin e spitalit të qytetit juglindor, babai i tij, 72-vjeçari Muharrem Orhan, për shkak të djegieve të shumta, është dërguar me urgjencë drejt repartit të djegieve dhe plastikës në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Në momentin kur punonjësit e karburantit e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës për të mos pasur situatë më të rëndë në karburant.

72-vjeçari ka pasur të vendosur rripin e sigurimit çka e ka pasur të vështirë për të dalë në kohën e duhur nga mjeti i përfshirë nga flakët ndërkohë që djali i tij ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat