11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër herë të parë në 5 vjet/ Banka Qendrore Europiane ul normat...

Për herë të parë në 5 vjet/ Banka Qendrore Europiane ul normat e interesit

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit për herë të parë në afro pesë vjet.

Banka mori kthesën e politikës monetare, duke ulur koston e huamarrjes, përpara homologëve të saj në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo lëvizje erdhi pasi përgjatë viteve të fundit bankat qendrore kishin rritur normat e interesit për të frenuar shtrenjtimin më të madh të çmimeve në një gjeneratë.

BQE uli normën e saj bazë të depozitave me një çerek pikë përqindjeje në 3.75% pas mbledhjes së këshillit të saj drejtues ditën e sotme në Frankfurt.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde u shpreh muajin e kaluar se ishte “me të vërtetë e sigurt” se inflacioni i Eurozonës ishte nën kontroll pasi u ngadalësua nga një kulm mbi 10 për qind në 2022 afër objektivit të tij prej 2%. Megjithatë, të dhënat e publikuara javën e kaluar treguan se inflacioni u përshpejtua për herë të parë këtë vit në 2.6% në maj.

Kjo shifër e shtyu BQE-në të rrisë paksa parashikimet e saj për inflacionin për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Banka tha se inflacioni do të jetë mesatarisht 2.5% këtë vit, 2.2% në vijim dhe 1.9% në 2026.

Lëvizja e së enjtes erdhi një ditë pas një uljeje të ngjashme të normës nga Banka e Kanadasë dhe pas vendimeve të mëparshme për të lehtësuar politikën monetare nga bankat qendrore në Brazil, Meksikë, Kili, Zvicër dhe Suedi këtë vit.

Normat e interesit janë në nivelin më të lartë të 25 viteve, luke u luhatur 5.25 deri në 5.5%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat