14.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ SHBA goditet nga stuhi shkatërrimtare, 25 viktima dhe dëme kolosale në...

VIDEO/ SHBA goditet nga stuhi shkatërrimtare, 25 viktima dhe dëme kolosale në shumë shtete

Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golfit goditën pjesën veriore të Teksasit të martën.

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara u goditën gjatë fundjavës nga stuhi dhe tornado të fuqishme që lanë rreth 25 të vdekur.
Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në shkallë të gjerë në Teksas, ndërsa ky shtet u godit nga një valë e hershme e të nxehtit.
Njoftohet se rreth 700,000 abonentë nuk kanë patur energji elektrike.
Parashikimet tregojnë për një mot të ashpër dhe shira të dendura në zonën e Dallas-it.

Edhe qyteti i Hjustonit pritet të përballet me stuhi të forta, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për erëra që kapin shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë që mund të shkaktojnë dëme.

Rreth dy javë më parë, Hjustoni u përball me uragane që ndërprenë energjinë elektrike për më shumë se 800,000 abonentë.

Stuhitë shkatërruese gjatë fundjavës shkaktuan vdekje në Teksas, Oklahoma, Arkansas, Mizuri, Kentaki, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë por rikuperojmë pasuritë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat