8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimet e tregut të sigurimeve janar-prill 2024, AMF raporton rritje të primeve...

Zhvillimet e tregut të sigurimeve janar-prill 2024, AMF raporton rritje të primeve dhe dëmeve të paguara

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2024.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2024 kapën vlerën 7,089 milionë lekë, ose 3.96% më shumë se në janar-prill 2023.

Tregu vijon të jetë i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.63% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.31% dhe risigurimi me 0.056%.

LEXO EDHE: E para në prime dhe në dëmet e paguara/ SIGAL UNIQA vijon të kryesojë tregun e sigurimeve në Shqipëri

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.60% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.40% të totalit të tregut.

Ndërkohë, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,788 milionë lekë, ose 32.27% më shumë se në periudhën  janar-prill 2023.

RAPORTI I PLOTË

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat