20.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU la jashtë 'Euro 2024', Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja: Fundi i një...

U la jashtë ‘Euro 2024’, Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja: Fundi i një rrugëtimi…

Sokol Cikalleshi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi mbeti jashtë listës së Europianit 2024.

Ai i falënderon të gjithë për vitet që ka përfaqësuar Kombëtaren, ndërsa i jep lamtumirën kombëtares në moshën 34-vjeçare.

LEXO EDHEKa surpriza/ Sylvinho zbulon listën e “Euro 2024”, 27 lojtarë në grumbullimin fillestar

“Fundi i një rrugëtimi. Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve, nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundit është i lumtur, paçka se jo gjithmonë e zgjedhim vetë. Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj ashtu edhe përgjegjësi, e cila më ka bërë të përulur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim në mënyrë të veçantë çdo kujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pa kursimin më të vogël pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme”.

Cikalleshi mbyllur postimim duke i uruar suksese Kombëtares në Euro 2024.

“Falenderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët Kuq e Zi që meritojnë shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze”.

LEXO EDHE: Bashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat