5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten transaksionet në monedhën euro

Rriten transaksionet në monedhën euro

Heqja e tarifave shtesë për transfertat kombëtare në euro përmes sistemit AIPS ka sjellë rritje të numrit të tyre me 14.4%, për shkak të përdorimit të gjerë nga qytetarët.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në prill të këtij viti janë realizuar 26,612 transaksione, krahasuar me 23,255 transaksione të realizuara në muajin paraardhës.

Nëse do të analizojmë vlerën e tyre, Banka e Shqipërisë raporton se këto transferta kanë qenë 24.8% më të larta, ku vetëm për muajin prill regjistrohet një vlerë prej 454 milionë eurosh.

Në total në 4 muaj u transferuan 1.5 miliardë euro përmes sistemit AIPS.

Sistemi AIPS përveçse ka sjellë lehtësimin e kryerjes së transaksioneve si dhe minimizimin e vonesave, ka vendosur komisione tavan që nuk mund të kalojnë vlerën e 50 euro-ve.

Ky komision aplikohet për shuma më të mëdha se 10 mijë euro, ndërsa në rastin e pagesave më të vogla se 10 mijë euro komisioni nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat