Mund të quhet Maji i zi, ky i këtij viti.
5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë, tregues se punojnë në kushte minimale sigurie në punë por dhe pa u respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.
1 – Emiliano Frroku 28-vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin të Lezhës.
I riu gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput.
2- Preng Gjoni, 50 vjeç punëtor ndërtimi humbi jetën më 11 maj në Kune (Shëngjin të Lezhës).
Ai u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim.
3- Armond Peshku, 29 vjeç, minator humbi jetën më 21 maj në minierë në Thekën të Martaneshit. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij kur u zu poshtë nga masivi shkëmbor.
Kolegu i tij Hajdar Bala, 40 vjeç, mbeti i plagosur.
4- Jurgen Veshi, 24 vjeç, punëtor në gurore, humbi jetën më 22 maj, teksa punonte në një gurore në Brataj të Selenicës.
Një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë.
5- Adrian Fejzullahi, 28 vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 27 maj teksa punonte në një pallat në ndërtim.
Ai ra nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim teksa ka qenë duke ngjitur disa kova me llaç.
MESAZHI I ARDIT GJEBREAS NË “E DIELA SHQIPTARE”
Gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”, në RTV Klan, moderatori i njohur Ardit Gjebrea foli pikërisht për këtë situatë dhe nevojës që ka çdo biznes e punëtor për të patur Sigurimin nga Aksidentet, kryesisht ata që punojnë në sektor me risk të lartë si ndërtimi, minierat, delivery etj.
“Kur dëgjon se një punonjës humb jetën në kantierin e punës, natyrshëm të lind pyetja, përveç dhimbjes, çfarë lë pas?
Nëse familjari humbet jetën, familja humbet të ardhurat që ai sjell në familje, kjo sjell varfëri, sjell përkeqësim të kushteve sociale të familjes dhe dhimbja kthehet në fatkeqësinë më të vogël.
Por dhimbja e humbjes së të afërmit kurresesi nuk duhet të jetë një arsye për shkatërrim të financave”, tha ndër të tjera Gjebrea duke dhënë edhe zgjidhjen më të mirë.
“Ndaj, SIGAL UNIQA Group Austria sugjeron, si pjesë të strategjisë për sigurinë dhe shëndetin në punë nga punëdhënësi, pajisjen e stafit me Sigurimin nga Aksidentet.
Ky sigurim ofron një sërë përfitimesh për punëdhënësin, punëmarrësin dhe familjen etij.
SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT, NGA SIGAL UNIQA, MBULON dëmtimet fizike ashtu edhe humbjet e jetës, ndërsa ofron një sërë përfitimesh:
Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit është një komponent jetik i vendit modern të punës, i cili nuk duhet neglizhuar.
Besojini shëndetin tuaj dhe të punonjësve tuaj një emri të madh, siç është SIGAL UNIQA Group Austria, e cila ofron garanci dhe siguri për këdo”.