Një 40-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në Sauk.
Ndërkohë një tjetër aksident me 7 të aksidentuar u shënua në Durrës.
Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit të Plepave, aty ku 4 makina u përplasën më njëra-tjetrën.
Mes të lënduarve, 3 janë fëmijë.
Në një njoftim për mediat, vetë policia tha se 6 prej të plagosurve morën ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Ndërsa një grua 61-vjeçare u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Fatmirësisht, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.