Trajneri brazilian i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho Mendes ka marrë pasaportë shqiptare.
Sylvinho do të betohet si qytetar i Lushnjes, që do të thotë se gjendjen civile do ta ketë në Lushnje.
Gazetarja e Tv Klan Anila Sefa, raporton se Sylvinho do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti.
Në fund të vitit 2013, Presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho.
Ndërkohë që sot tekniku i kombëtares shqiptare ka udhëtuar drejt Lushnjes për të kryer procedurat zyrtar dhe regjistrimin e tij si banor i Lushnjes.