Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Fier Shegan.
Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me një motor elektrik.
Për pasojë drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes.
Në lidhje me ngjarjen është ndaluar shoferja e mjetit.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia që ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
“Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore”, njofton policia.
LEXO EDHE: Shifra të frikshme për shkurtin/ 108 aksidente rrugore, 149 të vrarë dhe të plagosur