15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE zyrtarizon edhe Parlamenti/ Mimoza Kaçi, drejtuesja e re e AMF

E zyrtarizon edhe Parlamenti/ Mimoza Kaçi, drejtuesja e re e AMF

Parlamenti, në seancën e ditës së djeshme, ka votuar pro emërimit të Mimoza Kaçit në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Votimi erdhi pas propozimit të Këshillit të Ministrave.

Emërimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të AMF në internet.

Kujtojmë se znj. Kaçi zëvendëson në këtë post Ervin Meten, ndërsa ka qenë nëndrejtore këtij institucioni dhe anëtare e bordit, pozicion që vijon ta mbajë.

Kaçi ka përvojë të gjatë pune në administratën publike dhe në fushën akademike.

Angazhimi i saj në fushën akademike nisi në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, për të vazhduar në Universitetin Europian të Tiranës, si Pedagoge në Departamentin e Financës.

Kaçi është diplomuar në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit, Vjenë, Austri, dega “Tregjet e kapitalit dhe sigurimeve”.

Ajo mban titullin Doktor i Shkencave nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat