Stuhia e vonuar e acarit në Amerikë po krijon probleme në verilindje. Kjo solli disa centimetra dëborë në Maine dhe New Hampshire.
Stuhia e fuqishme dimërore ndërpreu energjinë elektrike për më shumë se gjysmë milioni amerikanë.
Guvernatori në Maine lëshoi paralajmërime për shoferët që të mos ngasin automjetet e tyre.
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në disa zona bregdetare në Massachusetts. Teksa njerëzit duket se po e lënë pas këtë stuhi, pritet që të goditen sërish nga reshje të tjera dëbore.
8 milionë amerikanë në verilindje të vendit janë nën një alarm për dimër të ashpër.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron se në Maine mund të bjerë deri në 60 centimetra dëborë. Kjo ka qenë një javë e çuditshme për motin në Shtetet e Bashkuara.
Të martën, miliona amerikanë u goditën nga disa stuhi të ashpra, madje edhe nga tornado. Në Kentucky, disa tornado shkaktuan dëme të mëdha.
I gjithë ky mot acari vjen vetëm disa ditë para një fundjave të vështirë, përpara eklipsit diellor të së hënës.
Organizata e emergjencave paralajmëroi shoferët që të presin më shumë trafik, ndërsa amerikanët udhëtojnë për për të parë eklipsin total diellor.
Gjithashtu, priten vonesa edhe në aeroporte.
LEXO EDHE: Miliarda dollarë dëme gjatë vitit 2023/ Pse Sigurimi nga Katastrofat Natyrore është jetik