14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShëndetësi/ Kostot po rriten dhe aksesi i qytetarëve po ulet

Shëndetësi/ Kostot po rriten dhe aksesi i qytetarëve po ulet

Rritja e vazhdueshme e kostove shëndetësore është një fakt me të cilin po përballen gjatë viteve të fundit thuajse të gjitha shtetet.

Inflacioni i lartë dhe rritja e kërkesës për shërbime, sidomos pas pandemisë COVID-19, duket se kanë shkaktuar probleme serioze sa i përket kostove të shërbimit dhe aksesin e pacientëve.

Sipas një studimi të “Deloitte”, 47% e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën thonë se aftësia e njerëzve për të përballuar kujdesin shëndetësor është përkeqësuar nga viti 2020 e më pas.

Rreth 3.3 miliardë njerëz jetojnë në vende që shpenzojnë më shumë për pagimin e borxhit sesa për kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

Sipas analistëve të kërkimit, “për të adresuar kostot në rritje dhe për të përmirësuar aksesin e shërbimeve shëndetësore, qeveritë duhet të miratojnë zgjidhje inovative.”

Kostot mesatare të kujdesit shëndetësor për qytetar janë rritur që nga viti 2020 në shumicën e vendeve.

Shumë përpara në shpenzime është SHBA, e cila kishte shpenzimet më të larta shëndetësore për frymë me më shumë se 12,500$.

SHBA shpenzon shumë më tepër të PBB-së së saj (17%) për shëndetin se çdo vend tjetër.

Për shembull, Belgjika, Danimarka ose Finlanda shpenzojnë rreth 2% të PBB-së së tyre për kujdesin shëndetësor.

LEXO EDHE: Më shumë overdrafte këtë fillimviti… Edhe për të paguar faturat spitalore/ Koha të kthejmë vëmendjen nga Sigurimet Private Shëndetësore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat