15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBllokohet për dy ditë kufiri me Greqinë

Bllokohet për dy ditë kufiri me Greqinë

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat bën me dije se tre pikat e kalimit kufitar me Greqinë në jug të vendit, do të jenë të paaksesueshme nga qytetarët që duan të lëvizin në drejtim të shtetit fqinj nga data 2 deri në 4 prill.

Sipas autoriteteve shqiptare bllokimi i lëvizjes në Kakavijë, Qafë Botë dhe Tre Urat do të ndodhë për shkak të një greve nga ana e punonjësve doganorë të palës greke.

Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Policinë e Shtetit, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për shkak të protestës nga sindikatat greke.”

Në fashat orare të bëra publike nga policia, duke nisur nga e marta e deri të enjten e 4 prillit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve në drejtim të Greqisë.

Ata që do të lejohen të qarkullojnë në të dy kahet e kufirit do të jenë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Në këtë kuadër, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Kakavijë, Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë, të përdorin pikat e tjera të kalimit për në shtetin grek. Me qëllim moskrijimin e konfuzionit në këto pika kalimi, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që janë të interesuar për të lëvizur në drejtim të Greqisë, që të ndjekin udhëzimet e Policisë.”

Sipas njoftimit të policisë pika e kalimit kufitar të Kapshticës mbetet e hapur për qarkullimin normal të mjeteve dhe njerëzve, ndërsa pala shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, për të sqaruar qytetarët në rast bllokimi të kësaj pike doganore.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat