14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje domethënëse krahasuar me një vit më parë/ SIGAL UNIQA, e preferuara...

Rritje domethënëse krahasuar me një vit më parë/ SIGAL UNIQA, e preferuara e shqiptarëve edhe në Sigurimet e Shëndetit

Raporti më i fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajt janar-shkurt 2024, përveç se ritregoi dominancën e SIGAL UNIQA Group Austria si lidere në treg, nxorri në pah një tjetër element: besimin në rritje të shqiptarëve ndaj kësaj kompanie kryesisht në Sigurimet e Shëndetit.

Produket më novatore në treg duket se kanë ndikuar tek qytetarët për t’ja besuar pikërisht SIGAL UNIQA-s shëndetin e tyre.

Në Sigurimin “Aksidente dhe Shëndeti”, kompania shqiptaro-austriake, përveç se më e madhja dhe më e besuara në treg, shënon edhe një rritje domethënëse krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nëse në janar-shkurt 2023, zinte 45,6% të tregut, në janar-shkurt 2024 SIGAL UNIQA zë 56% të tregut ku operojnë 8 kompani.

PRIMET NË SIGURIMIN “AKSIDENTET DHE SHËNDETI”

Edhe sa i përket dëmeve të paguara gjatë dy muajve të parë të vitit, SIGAL UNIQA Group Austria ruan vendin e parë me 44% të totalit të dëmshpërblimeve.

Nëse 8 kompanitë së bashku kanë paguar 99,9 milionë lekë dëmshpërblime, SIGAL UNIQA ka paguar e vetme afro 44 milionë lekë.

DËMET E PAGUARA NË SIGURIMIN “AKSIDENTET DHE SHËNDETI”

Edhe në Sigurimin Privat të Shëndetit, SIGAL UNIQA vijon të ruajë lidershipin në treg.

Sipas raportit të AMF, ajo zë mbi 50% të tregut teksa një vit më parë zinte 43,4% të tij.

PRIMET NË SIGURIMIN PRIVAT TË SHËNDETIT

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, edhe në këtë klasë sigurimi, SIGAL UNIQA qëndron në krye duke paguar rreth 44% të totalit të dëmshpërblimeve.

DËMET E PAGUARA NË SIGURIMIN PRIVAT TË SHËNDETIT

LEXO EDHE: Mbetet më e madhja dhe më e besuara kompani sigurimi/ SIGAL UNIQA, e para në prime dhe në dëme të paguara

SIGAL UNIQA, prej 25 vitesh aktive në tregun e sigurimeve, ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat mundësojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore duke filluar nga check up-i rutinë vjetor; shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë dhe trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti në klinikat dhe spitalet më të mira brenda dhe jashtë Shqipërisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat