8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbetet më e madhja dhe më e besuara kompani sigurimi/ SIGAL UNIQA,...

Mbetet më e madhja dhe më e besuara kompani sigurimi/ SIGAL UNIQA, e para në prime dhe në dëme të paguara

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

raportin më të fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2024, SIGAL UNIQA ruan lidershipin si në sigurimet e Jo-Jetës ashtu edhe në ato të Jetës.

PRIMET NË SIGURIMET E JO-JETËS 

Me mbi 25% të tregut, ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA jo vetëm që mbetet në krye por shënon edhe një rritje domethënëse krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nëse në janar-shkurt 2023 ajo numëronte mbi 222 milionë lekë prime të shkruara, në janar-shkurt 2024 numëron mbi 276 milionë lekë prime të shkruara.

Por SIGAL UNIQA nuk është vetëm një kompani që mbledh prime por edhe që paguan dëme, madje më shumë se të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës që operojnë në Shqipëri.

DËMET NË SIGURIMET E JO-JETËS

LEXO EDHE: Rritje domethënëse krahasuar me një vit më parë/ SIGAL UNIQA, e preferuara e shqiptarëve edhe në Sigurimet e Shëndetit

Edhe në Sigurimet e Jetës, dominimi i SIGAL LIFE UNIQA në treg është shumë i dukshëm.

Me mbi 41% të tregut dhe mbi 57% të dëmeve të paguara, ajo le shumë pas 3 kompanitë e tjera që operojnë në tregun e Sigurimeve të Jetës.

PRIMET NË SIGURIMET E JETËS 

DËMET NË SIGURIMET E JETËS

Nëse do llogarisim ndarjen e tregut në sigurimet e jetës dhe të jo-jetës së bashku, SIGAL UNIQA Group Austria zë 27% të totalit mes 12 kompanive që ka tregu sot.

Edhe sa i përket ndarjes së tregut, në sigurime të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA vijon të jetë kompania më e besuar në treg.

SIGURIMET E DETYRUESHME

SIGURIMET VULLNETARE 

“SIGAL UNIQA Group Austria”, një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon

E themeluar më 22 Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Falë strategjisë së zgjedhur, menaxhimit financiar dhe stafit gjithmonë të përzgjedhur me kujdes, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg.

Sot, pas 25 vjetësh në treg, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

LEXO EDHE: “Udhëtojmë më mirë së bashku”/ 84% e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë zgjedhin SIGAL UNIQA-n

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat