3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"E marta, si një ditë dimri"/ Sinoptikanja: Deri të enjten mbani çadra...

“E marta, si një ditë dimri”/ Sinoptikanja: Deri të enjten mbani çadra me vete

Nga dita e hënë deri të enjten, këshillohet që të mbani një çadër me vete pasi reshjet e shiut do të jenë të paparashikueshme.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” është shprehur se gjatë këtyre 4 ditëve të javës, pritet të kemi reshje shiu dhe po ashtu dëbore në disa zona, ndërsa ndryshimet e temperaturave do të jenë drastike nga dita në ditë.

Kushtet e motit parashikohet të përmirësohen gjatë fundit të javës duke filluar nga e premtja ku pritet të kemi intervale të gjata me diell dhe po ashtu temperatura tipike pranverore.

Lajda PorjaNë këtë javë jemi në mes të pranverës me copëza dimri. Janë kthyer reshjet, mbrëmë ka pasur rrebeshe pothuajse në të gjithë zonën veriore dhe perëndimore. Mbeten prezente edhe në ditën e sotme, të paktën paraditja do të jetë e paqëndrueshme. Herë pas here do të ketë ndërprerje, por rrebeshet do të jenë prezente sidomos në veri të vendit.

Në fakt, do të ketë edhe zona qëndrore, por do të jenë rrebeshe afatshkurtra, por më pak rrebeshe presim që të ketë në jug. Ka pasur rënie të temperaturave, që është shoqëruar me një forcim të perimetrit të erës. Janë rikthyer reshjet e dëborës. Situata e motit do të jetë e paqëndrueshme të paktën deri në mesjavë, pra ditën e enjte do të kemi prezencë të reshjeve. Nuk do të kemi reshje nga mëngjesi deri në mbrëmje, por herë do të jenë në mesditë e herë në mbrëmje dhe herë gjatë natës. Do të kemi edhe intervale me kthjellime. Përmirësimi i motit do të jetë të premten dhe në fundjavë dhe do të jetë mjaft i dukshëm.

 

Nga e premtja, përfshirë edhe fundjavën do të kemi një stabilitet të motit, ku do të kemi më shumë diell dhe temperatura të larta, 22-23 gradë. Nga e hëna deri të enjten, çadra me vete sepse do të ketë herë pas here rrebeshe, do të jetë një situatë e paqëndrueshme, ndërkohë që diellin parashikohet ta shohim të premten dhe në fundjavë.

LEXO EDHE: Top News: Me KASKO dhe “AutoSOS” nga SIGAL UNIQA, makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat