14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet25 vjet SIGAL UNIQA/ “Dritare TV”: Të lumtur të punojmë me të,...

25 vjet SIGAL UNIQA/ “Dritare TV”: Të lumtur të punojmë me të, një mbështetës që na jep siguri

SIGAL UNIQA Group Austria festoi mbrëmjen e së martës 25-vjetorin e themelimit përmes një koncerti festiv që u zhvillua në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Qindra të ftuar, vendas dhe të huaj, ndoqën për rreth 2 orë koncertin që kishte në përbërje të tij emra të mëdhenj të muzikës, të cilët përfaqësonin 3 shtetet ku operon SIGAL UNIQA, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë nuk kanë munguar urimet edhe pas koncertit festiv.

“Dritare TV”, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar SIGAL UNIQA-n për ditëlindjen e 25-të, ndërsa e falenderon për mbështetjen që kjo kompani i jep emisionit “Shqip”.

25 vjet me Sigal Uniqa Group Austria në Shqipëri!

Dritare Tv e lumtur të punojë me të. Sigal është sponsor i emisionit “Shqip” në Dritare TV. Një mbështetës që na jep siguri, në këtë industri të re, të së ardhmes, transmetimi online. Faleminderit!, shkruan televizioni.

SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”.

SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar, stafit profesional dhe korrektësisë kontraktuale kompania është sot lidere e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë që ka shoqëruar këtë kompani prej çerekshekulli.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Webwww.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat